








Recura Financials
Nëna Tereza, 28/1, 10000 Prishtina, Kosovo
Tel: +381 (0)38 221 414, 777 800, 777 801
Cel: +386(0)49 160 049, 777 800,
Email: info@recura.biz
RECURA Financials zhvillon të gjithë gamën e produkteve derivative të strukturuara tq specializuara për klientët individual apo institucional, përfshi produktet e strukturuara me bazë akcionesh apo instrumentesh me të hyra fikse (bonot). Këto produkte kanë për cak investitorët të cilët dëshirojnë të kontrollojnë dhe kufizojnë nivelin e eksponimit ndaj riskut dhe në të njejtën kohë të jenë të hapur ndaj mundësive për rritje. Ne ofrojmë zgjidhje të plota të zhvilluara enkas për institucionet financiare (bankat) të cilat dëshirojnë tu ofrojnë produkte të tilla klientëve të tyre.
Për nevojat e firmave të cilat punojnë me disa valuta të ndryshme and të cilat ballafaqohen me kontrata komplekse dhe obligime për pagesa, RECURA ofron shërbime në disejnimin e strategjive të menaxhimit të riskut (hedging) për tregun e këmbimeve valutore, dhe në të njejtën kohë këtë e kombinon me këshillime për menaxhimin e aseteve të tjera të klientit. Ne poashtu ofrojmë konsulencë për qasjet optimale financiare ndaj menaxhimin (hedging) të riskut me të cilin ballafaqohen firmat prodhuese dhe shërbyese, të cilat furnizohen apo furnizojnë tregjet e huaja përmes instrumenteve siç janë futurat, forëardat, opcionet dhe instrumentet e tjera derivative.
Për koporatat, bankat dhe institucionet e vogla financiare në Kosovë, RECURA ofron të gjithë gamën e shërbimeve të thesarit, ashtu që të mbulohen nevojat e departamenteve të thesarit të klientëve tanë. RECURA ofron shërbime të plota përkrahjeje për institucionet e interesuara në bazë të nevojave për resurse të departamenteve të thesarit.