NA KONTAKTONI

Recura Financials
Nëna Tereza, 28/1, 10000 Prishtina, Kosovo

 

Tel: +381 (0)38 221 414, 777 800, 777 801

Cel: +386(0)49 160 049, 777 800, 

 

Email: info@recura.biz

© Copyright 2012 | Recura Financials  |  SiteMap | Privacy | Disclaimer

  • Vlerësimi i Firmës dhe Konsukenca mbi Strukturën Optimale të Kapitalit

Nëse firma Juaj është zhvilluar dhe rritur nga koha e themelimit dhe Ju jeni ballafaquar me mundësi të mira biznesi, apo Ju janë ofruar investitor të jashtëm të cilët kanë shprehur interesim për firmën Tuaj, Ju keni nevojë për një pasqyrë të qartë të vlerës së firmës Tuaj. Në RECURA ne ofrojmë të gjithë gamën e shërbimeve për vlerësimin e vlerës së plotë të firmës Tuaj duke përdorur modelet më të reja dhe teknikat për vlerësimin financiar.
Nëse Jeni duke kërkuar financim për zhvillimin e mëtutjeshëm të firmës Tuaj apo Jeni duke shqyrtuar se cila është struktura më e përshtatshme financiare për firmën Tuaj, atëherë ne ofrojmë këshillim të plotë mbi mundësitë më të mira financuese dhe përpjestimin optimal në mes të akcioneve dhe kredive që ka firma Juaj. Çfarëdo financimi që planifikoni, le të jetë ajo lëshim i bonove të korporatave, emetimi i akcioneve, apo emetimi i instrumenteve të tjera financiare, RECURA u ofron përkrahje në përcaktimin e kostos së kapitalit Tuaj dhe shërbime për disejnimin e instrumenteve financiare të përshtatshme për nevojat Tuaja.
Në rast se firma Juaj është rritur deri në atë masë sa që i nevojitet ekspozim ndërkombëtar ndaj mundësive për financim dhe nëse jeni duke planifikuar të listoni akcionet Tuaja në ndonjërën nga berzat e etabluara rajonale apo Evropiane, RECURA, përmes kompanive të saj partnere, u ofron shërbime ndërmjetësimi, brokeri dhe garantimi.

  • Planifikimi i Investimeve Strategjike dhe Buxhetimi Kapital (Vlerësimet e Investimeve)

Nëse Jeni firmë lokale që planifikon zgjerimin e biznesit dhe investime në mundësi apo projekte të reja, APO Jeni investitor ndërkombëtar që planifikon investime në mundësi të reja biznesi në Ballkan, atëherë RECURA Ju ofron këshilla mbi sektorët më të mirë, bizneset apo projektet në të cilat ia vlen të Investoni. RECURA poashtu ofron edhe shërbime të due diligence-s për palën blerëse dhe ofron zgidhje të plotë për klientët e saj. Gjithashtu ofrojmë edhe shërbime për vlerësimin e investimeve si për palën blerëse ashtu edhe për atë shitëse.
Në rast se Jeni të ballafaquar me projekte të shumta investive, mirëpo mund të financoni vetëm një apo disa nga to, RECURA ofron zgjidhje në Buxhetimin Kapital të cilat do t’Ju ndihmojnë të bëni zgjidhjen optimale të bazuar në arsyeshmërinë objektive financiare.

  • Menaxhimi i Rrjedhës së Keshit

Nëse Jeni duke punuar në një ambient dinamik mirëpo të paparashikueshëm biznesi, në mënyrë që firma Juaj të jetë likuide, Ju duhet të menaxhoni rrjedhën e keshit në mënyrë të duhur ashtu që buxhetet dhe të hyrat e parashikuara të jenë në përputhje me rrjedhën e keshin në firmë dhe jashtë saj. Kjo mund të jetë një deturë e vështirë, të cilën nganjëherë bizneset e kanë të vështirë ta kryejnë në mënyrë të duhur. Në RECURA ne ofrojmë përkrahje të “qepur” enkas për klientët tanë, në mënyrë që menaxhimi i keshit të jetë pjesë integrale dhe lehtë e menaxhueshme e udhëheqjes së biznesit të tyre.