NA KONTAKTONI

Recura Financials
Nëna Tereza, 28/1, 10000 Prishtina, Kosovo

 

Tel: +381 (0)38 221 414, 777 800, 777 801

Cel: +386(0)49 160 049, 777 800, 

 

Email: info@recura.biz

© Copyright 2014 | Recura Financials  |  SiteMap | Privacy | Disclaimer

Për Ne

RECURA Financials është një kompani me qendër në Kosovë , e cila ofron shërbime në sektorin financiar, me focus të veçantë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Stafi i kompanisë përfshin disa nga ekspertët më të mirë Kosovarë në lëmin e financave, biznesit dhe ekonomisë, me shkollim në universitetet më të mira Britanike dhe Amerikane.

Klientët tanë përfshijnë disa nga firmat më të mira në Kosovë dhe rajon, si dhe fonde investive ndërkombëtare dhe grupe investitorësh të jashtëm. Në ofrojmë një gamë të gjërë shërbimesh që përfshijnë Financat e Korporatatve dhe shërbimet në menaxhimin e portfoliove investive dhe pasurisë, e gjithë kjo duke shfrytëzuar modelet financiare dhe ekonometrike më të reja dhe ndërkombëtarisht të njohura si dhe duke shfrytëzuar teknika të avancuara origjinale dhe të patentuara. Për klientët tanë ndërkombëtarë, RECURA synon të jetë një ndalje për të gjitha shërbimet, ku të gjitha shërbimet shtesë të klientëve tanë ofrohen përmes rrjetit të kompanive partnerë, duke përfshirë shërbimet juridike, logjistike dhe ato të përkthimeve.

Përkundër gamës së gjërë të shërbimeve të ofruara, ne jemi një ekip i vogël i biznesmenëve të përkushtuar ndaj punës, që ofrojnë shërbim me fytyrë njerëzore. Përmes kontakteve tonë në komunitetin e biznesit si dhe qeveri, ne jemi partneri ideal në çfarëdo nisme investive në regjionin e Ballkanit.